Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet në Holandë, partia e kryeministrit Rutte fiton shumicën në parlament

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 11:10 | Bota
Zgjedhjet në Holandë, partia e kryeministrit Rutte fiton shumicën

Partia e kryeministrit holandez, Mark Rutte, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare, sipas rezultatit përfundimtar.

Kjo i jep atij një mandat për të formuar një koalicion qeverisës të ri, të udhëhequr nga Partia Qytetare për Liri dhe Demokraci, VVD.

Ky do të jetë dhe mandati i katërt i Rutte si kryeministër i Holandës. Qeveria e fundit e tij u dorëhoq në janar pas skandalit për mashtrim me ndihmat sociale për fëmijët. Këto zgjedhje janë parë si një referendum ndaj ekzekutivit të Rutte lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri u shpreh i kënaqur me rezultatin, të cilin e konsideroi një votëbesim nga qytetarët. Pavarësisht pandemisë, pjesëmarrja në zgjedhje ishte shumë e lartë, në nivelin 82.6%.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani