100 milionë vaksinime në SHBA, Biden: Kohë për optimizëm, por jo për relaksim

“58 ditë pasi administrata jonë erdhi në detyrë, përmbushëm synimin për 100 milionë vaksinime”, deklaroi presidenti i SHBA, Joe Biden.

SHBA shënoi një moment historik të premten, disa javë para afatit 100-ditor të premtuar nga Biden. Gati 1 në 8 amerikanë janë tashmë plotësisht të vaksinuar.

“Është koha për optimizëm, por jo për relaksim. Rreth vendit, mesatarja e vdekjeve dhe hospitalizimeve mbetet e ulët. Por 17 shtete po përjetojnë rritje të infektimeve me covid-19”, shtoi presidenti amerikan.  

“Mendoj se jemi në fillimet e një vale të 4-t, aktualisht”, shtoi mjekja Leana Wen. Rritja e rasteve vjen mes shtimit të udhëtimeve në prag të sezonit turistik, e ndërsa shumë biznese po i hapin dyert. Kompania AMC, rihap 98 për qind të kinemave të saj në të gjithë vendin këtë fundjavë.

Ndërkaq, qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve pritet të publikojë udhëzime të reja për distancimin social në shkolla, çka mund të nënkuptojë më shumë nxënës në klasa.

Teksa variante të reja më ngjitëse të koronavirusit po përhapen, autoritetet shëndetësore mbeten të fokusuar te vaksinimi i shpejtë i sa më shumë njerëzve.

“Nëse vaksinojmë një numër të madh të popullsisë do të jemi mirë. Tani duhet të mendojmë të imunizojmë edhe fëmijët”, thotë Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të sëmundjeve infektive.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4