11 ditë pas lindjes, Emily Ratajkowski i habit të gjithë

Supermodelja Emily Ratajkowski, ka habitur të gjithë ndjekësit në një video ku tregon se pas lindjes, barku i saj është krejtësisht i sheshtë.

E veshur me një set pizhamesh mëndafshi, Emily shfaqet në formën më të mirë të mundshme, në më pak se dy javë pas lindjes. Supermodelja Emily Ratajkowski është bërë nënë për herë të parë më 8 mars.

“Sylvester Apollo Bear na është bashkuar në Tokë. Sly mbërriti në datën 08.03.2021 në mëngjesin më surreal, më të bukur dhe më të mbushur me dashuri të jetës time”, shkroi 29-vjeçarja në Instagram.

Në tetor të vitit që lamë pas, supermodelja njoftoi se ishte në pritje të ëmbël duke theksuar për revistën Vogue se shpreson ta rrisë fëmijën e saj në një mjedis neutral ndaj gjinisë, sepse nuk dëshiron t’i “imponojë stereotipe gjinore”. Megjithatë, nisur nga emri i përzgjedhur mediat e huaja kanë shkruar se Emily është bërë nënë e një djali.

Modelja është e martuar prej vitit 2018 me producentin e njohur të filmave, Sebastian Bear-McClard, dhe të dy mendojnë se ky fëmijë do të ndryshojë jetën e tyre.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4