15 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, Shkupi mbetet vatra më e nxehtë

maqedoni coronavirus 1100x620

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3761 testime dhe janë konfirmuar 1216 raste të reja me koronavirus.

Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 624 raste, e ndjekur nga Prilepi (80) dhe Manastiri (50).

Po ashtu bëhet me dije së 15 persona nuk e kanë fituar betejën me pandeminë, për një total prej 3403 viktimash.

Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 116 mijë. Aktualisht afro 14 mijë raste mbeten ende aktive.