Basha në Gjirokastër: Edhe socialistët e ndershëm do të votojnë PD

Edhe në Gjirokastër, Lulzim Bashës nuk i mungoi entuziazmi në pritje.

Gjatë një takimi me qytetarë dhe biznese të zonës, kryedemokrati kërkoi një votë masive për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Dilni dhe votoni vetëm kështu vjen ndryshimi”, iu bëri Basha thirrje qytetarëve.

Në vizitën që zhvilloi në shtëpinë muze të Musine Kokalarit, tregoi se në këto zgjedhje PD-në nuk do ta votojnë vetëm demokratët. 

“Më vijnë SMS në telefon nga socialistë të ndershëm se do votojnë PD”, tha ai.

Të pavendosurve u dha një tjetër arsye për të shkuar në kutitë e votimit më 25 prill.