Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Biden “se mbajnë këmbët”, rrëzohet ndërsa ngjit shkallët e avionit

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 17:36 | Bota

Mediat amerikane kanë hedhur sërish dyshime në lidhje me gjendjen shëndetësore të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është regjistruar së fundmi teksa rrëzohet 3 herë ndërsa ngjit shkallët e avionit presidenciale, fatmirësisht pa pësuar lëndime.

Duket se presidentin amerikan e ka zënë “mallkimi” i homologut rus, Vladimir Putin, i cili një ditë më parë i uroi me ironi “shëndet të plotë”.

Kjo nuk është hera e parë që Joe Biden “aksidentohet”, pasi vetëm disa muaj më parë përpara zgjedhjeve ai dëmtoi kaviljen ndërsa shëtiste.

https://youtu.be/3eLvO6FlsW4

A2 CNN Livestream

Dita jonë