Gjendet i pajetë një person në Korçë, prej 3 muajsh s’kishte kontakte me të afërmit

gjendet i pajete nje person ne korce 1100x620

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Vangjush Prodani, rreth 70 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Nga informacionet paraprake, prej 3 muajsh, ai nuk ka patur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm në banesë. Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore.

Këto detaje kanë sjell dyshime se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë, megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka qenë në banesë kur ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.