Konfirmohet Burns, diplomati i parë që do të drejtojë CIA-n

1 30 1100x620

William Burns, është konfirmuar nga senati i Shteteve të Bashkuara si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

64 vjeçari është lideri i parë i CIA-s në histori, eksperienca e të cilit vjen kryesisht nga Departamenti i Shtetit.

Me këtë zgjedhje, Biden tenton që të rikthejë besimin tek Agjencia Qendrore e Inteligjencës pasi pretendon se ky institucion është dëmtuar gjatë periudhës Trump.

Burns është një diplomat veteran i respektuar, i cili ka shërbyer në pozicione të ndryshme përreth botës në administratat Reagan dhe Obama.

Në muajin shkurt, gjatë seancës dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencë, Burns ka përshkruar katër prioritetet e tij: “njerëzit, partneritetet, Kinën dhe teknologjinë”.