Kriss Jenner thyen heshtjen, flet për divorcin e Kim Kardashian dhe Kanye West

Kris Jenner është e para nga familja Kardashian-Jenner që ka folur rreth divorcit të Kim Kardashian dhe reperit Kanye West, duke thënë se lumturia e fëmijëve qëndron mbi gjithçka.

“Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.”, u shpreh ajo në “The Kyle & Jackie O Shoë”.

Kur u pyet nëse ndarja e çiftit do të jetë në sezonin final të reality shoët të familjes, Kriss tha se as ajo vetë se ka parë finale.

“Kim donta ta përballonte sipas mënyrës së saj, me familjen e saj, në kohën e duhur. Prandaj mendoj se i gjithë ky proces i përket asaj dhe kur të ndjejë diçka për të thënë, do ta thotë.”, shtoi Kriss.

Kim Kardashian dhe Kanye west u divorcuan pas 6 vitesh martesë. Ata janë prindër të katër North, Saint, Chicago dhe Psalm.