Kryeministri francez merr vaksinën e AstraZeneca

72bbbb18 1271 442e ad27 f29e7c75fceb 600x338

Kryeministri i Francës, Jean Castex mori dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca në një transmetim live në televizion, një lëvizje kjo për të rritur besimin e publikut te vaksinat.

Ditën e sotme autoritetet franceze rinisën procesin e vaksinimit, i cili u pezullua për disa ditë për motive sigurie pas disa rasteve të raportuara me mpiksje gjaku.

Pasi bëri vaksinën në spitalin e Saint-Mande në Paris, kryeministri Castex iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen masivisht për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.

Më vonë gjatë ditës së sotme pritet të vaksinohet dhe kryeministri britanik, Boris Johnson.