Monitorimi i zgjedhjeve, ODIHR: Do të jemi në zonat e nxehta, kemi mjaftueshëm njerëz

Zonat e nxehta elektorale do të kenë fokusin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Kryesuesja e misionit të monitorimit të ODIHR, ambasadorja Gacek, deklaroi në konferencën e parë për shtyp se organizatës nuk i intereson fituesi, por standardet që duhet të përmbushin zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Ne kemi mjaftueshëm njerëz për të monitoruar të gjitha zonat zgjedhore në Shqipëri. Kështu që ne do të jemi gjithëkund. Zona të nxehta apo jo, ne do të jemi të pozicionuar në të gjithë vendin. Vëzhguesit do të jenë të akomoduar në qendrat urbane në zonat zgjedhore, por monitorimi i tyre do të jetë edhe në vendet më të thella. Vëzhguesit do të pozicionohen në qendrat urbane të zonave zgjedhore, por ata do të mbulojnë të gjithë qarkun dhe do të monitorojnë edhe vendet më të thella. Kështu që, qëndroni të qetë sepse ne jemi mëse të përgatitur. Ne nuk do të rrimë vetëm në Tiranë, siç e thashë edhe më parë, për aq sa do të jetë e mundur, unë personalisht do të dal në disa misione vëzhgimi në këto zona. Ne do të jemi kudo ku aksioni të jetë dhe ne do të jemi për ta ndjekur atë”, u shpreh Gacek.