“Pasaporta Covid” mund të hapë dyert e stadiumeve në Britani

1ce33c4f e074 4c9e a833 e0372cf6bbd1 600x338

“Pasaporta Covid” po mendohet gjithnjë e më shumë si një nga zgjidhjet që mund të ristartojë kthimin në normalitet në shumë fusha të jetës të ndaluara për shkak të pandemisë.

E ndërsa BE propozoi një dokument të ngjashëm për të rinisur udhëtimet e udhëtarëve në zonën Shengen, Britania e Madhe po planifikon që mes kësaj pasaporte të hapë dhe dyert e stadiumeve për tifozët e futbollit këtë verë.

Sekretari britanik i Kulturës, Oliver Dowden tha se po mendohet që certifikata që vërteton vaksinimin të pilotohet në disa evente të ndryshme.

“Është një mënyrë e mundshme për të zbutur rreziqet për kthimin e një numri të madh të tifozëve në stadiume”, u shpreh ai.

Mes shpresave që gjysmëfinalet dhe finalja e Europianit të shtyrë të futbollit të luhen në Wembley në Korrik, Dowden shtoi se qeveria do të testojë mënyra që kjo gjë të zhvillohet në mënyrë të sigurt, duke përmendur këtu dhe finalen e FA Cup në 15 maj.