Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Patentat e emigrantëve në Itali, pritet miratimi në Parlament, vijon gjobitja e shqiptarëve

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 15:58 | Aktualitet

Njoftimi i qeverisë shqiptare për përfundimin e procedurave që çojnë në njohjen e patentave të emigrantëve në Itali, nxori në rrugët e shtetit fqinj qindra drejtues të automjeteve. Entuziazmi pas një kohe të gjatë pritjeje, u shoqërua me masa ndëshkuese nga policia italiane.

Janë gjobitur minimalisht 150 euro deri në sekuestrim makine. Marrëveshja do të kërkojë të paktën 2 deri në 3 muaj për t’u miratuar në Parlamentin e Italisë.

Megjithatë, të dyja Ministritë e Transportit si nga ana shqiptare dhe ajo italiane, nuk janë në të njëjtin refren bashkëpunimi. Në përgjigje të interesimit të A2, 1 muaj më parë, duket se të dyja Ministritë i hedhin topin njëra-tjetrës.

 “Duke marrë parasysh që marrëveshja për konvertimin e lejeve të drejtimit midis Italisë dhe Shqipërisë skadoi në dhjetor 2019, kemi hapur një procedurë për të përcaktuar një të re. Aktualisht, jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet kompetente shqiptare për çfarë është kërkuar dhe propozuar për përfundimin e procesit në vijim”, ishte përgjigjja e Ministrisë italiane të Transportit.

Ndërkohë, Ministria shqiptare e Transportit, thotë se “vonesa e këtij procesi ka ardhur si pasojë e procedurave burokratike të shtetit italian, pasi teksti i negociuar nga pala italiane na është kërkuar që, si objekt të ketë vetëm rregullimin e procedurave në lidhje me njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre. Pala shqiptare ka pasur si qëllim lejimin e qarkullimit me patentë kombëtare të vlefshme në territorin e palëve respektive edhe për shtetasit jo rezidentë, gjë të cilën pala italiane nuk e pranoi në mënyrë kategorike”.

Denis Teta, emigrant prej disa vitesh në Itali thotë se vonesat po dëmtojnë shumë shtetas shqiptarë pasi edhe kostot për pasjen e një patente italiane janë mjaft të larta.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e së drejtës së konvertimit të lejeve të drejtimit hyri në fuqi më 25 dhjetor 2014 dhe skadoi më 25 dhjetor 2019 duke u kthyer në një problem për më shumë se 450 mijë shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendin fqinj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë