PSG kërkon të “lidhë” Mbappe, ofertë e “çmendur” për yllin francez

mbappe 596x338

Ndërsa karriera e Ronaldo-s dhe Messi-t është në “perëndim”, Haaland dhe Mbappe janë dy “yjet” e rinj në futbollin botëror që pritet të shkëlqejnë për të paktën një dekadë.

Nëse për norvegjezin duhet një betejë e madhe për ta rrëmbyer, PSG kërkon të mos humbasë talentin tjetër, francezin Kylian Mbappe. Aktualisht, futbollisti është nën kontratë me kampionat e Francës deri në vitin 2022, por PSG po tenton me të gjitha mënyrat për të rinovuar kontratën.

Sulmuesi paguhet aktualisht 25 milionë euro në sezon, por L’Équipe shkruan se PSG ka gati kontratën e re me 30 milionë euro në sezon, një tjetër tentativë për të bindur 22-vjeçarin.