Shqipëri-Angli me tifozë? Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së

air albania 1100x620

Pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) që ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë të luhej me tifozë, ka ardhur edhe përgjigjja nga Ministria e Shëndetësisë.

Institucioni nuk e ka pranuar kërkesën, duke mos lejuar tifozë për këtë ndeshje, e cila zyrtarisht do të luhet me dyer të mbyllura, më 28 mars.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në përgjigjen e MSH-së..

FSHF kishte kërkuar që në sfidën ndaj Anglisë, të miratohej kërkesa për lejimin e kufizuar të spektatorëve, në masën 30% të kapacitetit të stadiumit.