Takat në fytyrë, ndërhyrja brutale ndaj portierit

Mbrëmja e djeshme e Europa League na rezervoi një episod brutal, në ndeshjen Rangers-Slavia Prague.

Futbollisti i ekipit skocez, Kemar Roofe, goditi me takë në fytyrë portierin kundërshtar, në përpjekje për të ulur një top të lartë.

Roofe kishte vetëm 7 minuta që kishte hyrë si zëvendësues, kur bëri një nga ndërhyrjet më të rënda që janë parë ndonjëherë, duke e lënë të gjakosur në kokë portierin e ekipit çek.

Arbitri i dha menjëherë kartonin e kuq, ndërsa portieri doli me barelë nga fusha e lojës.