Tanku gabon shënjestër në Itali, shkatërron pularinë

Stërvitjet ushtarake gjatë natës janë gjithmonë një detyrë e vështirë, sidomos kur është e nevojshme të koordinohen automjetet dhe ushtarët nga departamente të ndryshme, të cilët përdorin municione të vërteta.

Por një gabim i këtij lloji nuk ishte mbajtur mend për dekada. Të mërkurën në mbrëmje një tank Centaur në Pordenone të Italisë gjuajti të paktën një predhë në drejtim krejtësisht të gabuar duke goditur një pulari dhe shkaktuar një “masakër” të vërtetë mes shpendëve.

Ajo që ishte më problem në këtë ngjarje ishte se asnjë nga ushtarakët e përfshirë nuk e kishte kuptuar gabimin deri të nesërmen në mëngjes dhe për këtë arsye një hetim i gjerë është hapur për zbulimin e shkaqeve.