Tensionet në prag të fushatës, Spahiu: Gjithçka varet nga drejtuesit e militantëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se situata para fushatës zgjedhore është agravuar pa shkak. Deputetja kritikoi edhe sjelljen e presidentit Ilir Meta.

“Janë situata të agravuara pa shkak. Nuk duhet ta pranojmë diçka të tillë. Edhe Presidenti ka qenë pjesë e fushatës së kundërshtarëve. Përfshirja e tij në incident ishte ngjarje që nuk duhet të ndodhte absolutisht, i duhej kursyer syve të qytetarëve”, tha Spahiu.

“Duhet të tregohemi të vendosur që këto zgjedhje të jenë më të mira sesa paraardhëset dhe kjo varet shumë jo nga militantët, por nga drejtuesit e tyre. Jemi një vend që duam dhe e meritojmë integrimin në BE”, nënvizoi Spahiu.