Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

U deklarua i vdekur gjatë tsunamit të vitit 2004, familja e gjen në spital psikiatrik pas 16 vitesh

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 11:13 | Lifestyle

Një polic, i cili ishte deklaruar i vdekur pas tsunamit të vitit 2004 në Indonezi, është gjetur i gjallë nga familjarët e tij, në një spital psikiatrik. Mendohet se polici kishte pësuar një traumë të rëndë psikologjike nga tragjedia dhe kishte pësuar probleme të rënda mendore.

Abrip Asep ishte në krye të detyrës kur tsunami i Oqeanit Indian goditi Indonezinë më 26 dhjetor 2004. Ai u mendua mes 230 000 viktimave që shkaktoi ky tsunami, dallgët e të cilit arritën lartësinë 30 metra.

Familjarët e gjetën kur në një grup në rrjetet sociale, u postuan disa foto të tij.

“Ishte e pabesueshme. Pas 16 vitesh kur nuk kishim asnjë lajm prej tij dhe e mendonim të vdekur, na del para syve”, tha një nga familjarët.

Tsunami që goditi Indonezinë ishte efekt i një tërmeti nënujor me magnitudë 9,3. Ky është tërmeti i tretë më i fortë i regjistruar ndonjëherë në një sizmograf.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani