Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

UFC konfirmon: Khabib është tërhequr zyrtarisht

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 13:16 | Sporte të tjera

Edhe pse e njoftoi vetë se nuk do të ndeshej më, ditët e fundit nisi të përflitej për një rikthim të madh të Khabib Nurmagomedov në UFC.

Por, shpresa e tifozëve për të parë edhe një herë tjetër të ndeshej atë që konsiderohet si luftëtari më i madh i arteve marciale mikse (MMA), u shua nga vetë Presidenti i UFC-së, Dana White.

Me anë të një postimi në Twitter, White tha shkurt dhe qartë: “29-0 është rekordi. Ai është tërhequr 100%. Ishte fantastike të të shikonim. Faleminderit për GJITHÇKA dhe shijo aventurat e ardhshme”.

Nurmagomedov, pasi mposhti Justin Gaethje në UFC 254, në tetor 2020, habiti të gjithë duke thënë se ajo ishte ndeshja e tij e fundit. 32-vjeçari e mbylli karrierën me 29 fitore dhe 0 humbje, 13 prej të cilave ishin në UFC, ku u tërhoq si kampion i peshave të lehta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë