Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bergamo, mallkimi “Covid” në një vit

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 14:44 | Bota
Bergamo, mallkimi “Covid” në një vit

18 marsi shënoi 1 vit nga pamjet e kamionëve të ushtrisë, me konvojin që kaloi rrugët e Bergamos, për të larguar trupat e viktimave nga Covid. Ato imazhe shokuan mbarë botën. Sot, provinca në veri të Italisë, që gjatë valës së parë të koronavirusit, përjetoi një pikë kritike, sot lufton për t’u ringritur e për t’u shëruar.

Dikur, një nga qytetet më të famshme, të njohur falë arkitekturës së periudhës së rilindjes dhe historisë së qytetit historik, që sot ulet këmbëkryq mbi qytetin modern, Bergamo shumë shpejt e gjeti veten në qendër të asaj që një vit më parë, ishte epiqendër e shpërthimit të koronavirusit në Europë.

Një vit më vonë, banorët i janë rikthyer përditshmërisë, duke respektuar përsëri masat anti-covid por makthi i vitit të shkuar ndihet kudo. Covid vrau më shumë njerëz në provincën e Bergamos, sesa gjatë Luftës Së Dytë Botërore.

Menjëherë pasi në fund të shkurtit nisën të raportoheshin rastet e para me koronavirus, spitalet e provincën u tejmbushën. Në një varrezë në Nembro, qytezë pranë Bergamos, varret njëra pas tjetrës u mbushën, duke vendosur sipër tyre kryqe druri, një shenjë të personalizimit të atyre që kishin humbur jetën nga Covidi, me sipër të shkruar vetëm emrin e viktimës dhe një fotografi të vogël. Në pamundësi për të shërbyer, me kapacitetet të tejkakaluara brenda një jave, morgu dhe shërbimet funerale u dorëzuan, për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe bashkia e Bergamos kërkoi ndihmën e ushtrisë.

Më 18 mars, një kolonë e gjatë me kamionë të ushtrisë, nisën karvanin, për të çuar në qytete të tjera, trupat e viktimave. Ishin shumë. Bergamo, provinca e vogël, atë ditë tërhoqi vëmendjen e botës, me pamjet shokuese, që u bënë edhe simbol i pandemisë globale.

Përgjatë valës së parë, rajoni verior i Lombardisë u godit shumë rëndë, spitalet u mbipopulluan dhe stafet mjekësore po punon me orare të tejzgjatura. Vëmendja u zhvendos nga spitalet, me kapacitetet e ezauruara tashmë dhe epiket mjekësore nisën të ndjekin edhe pacientët në shtëpi, me qindra prej tyre që humbnin jetën brenda ditës.

Giulia Villa, mjekja lokale 33-vjeçare, ishte për muaj me radhë pjesë e stafit të të ashtuquajturës USCA, apo Njësia e Asistencës Speciale. Ata ofronin shërbim të specializuar me vizita në shtëpi, për pacientët e infektuar, për t’i mbajtur larg spitaleve të mbipopulluara. Një vizitë në secilën shtëpi zgjat thuajse 15 minuta por për secilën prej tyre, Gulia duhet të bëhet gati, të veshë kostumin plastik që e mbulon nga koka tek këmbët, maskat, dorezat dhe syzet mbrojtëse.

Puna ditë pas dite e bëri më të fortë, teksa ajo nisi të mposhtë frikën se do të përballej tashmë çdo ditë me humbje jetësh dhe trishtimin e familjarëve të tyre. Villa thotë se ajo kurrë nuk do t’i harrojë ato momente. I kam ende të gjalla ato kujtime, edhe një vit më pas.

Frika e infektimit nga virusi mbizotëronte kudo. Gulia dhe kolegët e saj e kishin të fshirë të flinin disa orë, thirrjet ishin të vazhdueshme. Disa i thërrisnin në shtëpi, me trupat e familjarëve të vdekur pranë, pasi shërbimi funeral nuk vinte dot. Gulia shërbeu në shtëpitë e pacientëve të infektuar dhe atyre me simptoma, për plot 1 vit.

Pavarësisht ecurisë së virusit në Itali, kushtet në Bergamo nuk janë përkeqësuar në krahasim me një vit më parë dhe masat janë lehtësuar. Por pavarësisht kësaj situate, banorët, të rinj e të moshuar thonë se pandemia e ndryshoi rrënjësisht qytetin. Ata presin dëshpërimisht fundin e pandemisë ndonëse në këtë 1 vit, kanë mësuar të vlerësojnë edhe gjërat më të thjeshta dhe janë falenderues për çdo ditë që janë gjallë.

Shpresa vjen edhe nga fushata e vaksinimit. Si shumë shtete europiane, edhe Italia po vijon ngadalë me këtë proces, por qeveria ka premtuar se fushata do të vijojë me ritme më të shpejta, për të imunizuar thuajse 80% të popullsisë deri në fund të verës.

Në Bergamo, qendra e vaksinimit masive është ngritur në një ekspozitë, të transformuar në një spital, që nga piku i pandemisë. Në hyrje shfaqet një murale e madhe, dedikuar punonjësve të shëndetësisë, në shenjë falenderimi, me foton e një mjeku që do të mbrojë Italinë nga virusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë