Detaje të reja nga vrasja e Edmond Çekiçit, hetimet e lidhin me vrasjen e Edmir Bregut

j1 3 1100x620

Detaje të tjera bëhen të ditura nga grupi hetimor, lidhur me ekzekutimin e Edmond Çekiçit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Sipas burimeve për A2, një ndër pistat ku është fokusuar hetimi është dhe vrasja e Edmir Bregu, alias Ilir Kuçi, 32-vjeçari që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në 24 janar në lagjen 16 në Durrës.

Sipas të dhënave, dy ngjarjet dyshohet të kenë të njëjtën skemë, vendi dhe dinamik ekzekutimi, ndërsa “Mond Çekiçi” dhe viktima e janarit kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin.