Dimri nuk ka përfunduar ende, bora zbardh sërish Korçën

Ndonëse jemi në mes të muajit mars, dimri nuk ka përfunduar akoma dhe kjo gjë duke më qartë se kurrë në qarkun e Korçës.

Në qytet, gjatë ditës së sotme, janë regjistruar reshje shiu dhe dëbore ndërsa në fshatin turistik të Dardhës bora është ende prezente duke shënuar një trashësi prej 10 cm nga kilometri 7 deri në km 14.

Zonat më të përfshira nga dëbora, sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, janë Dardha dhe Devolli, ndërsa më pak të përfshira zona e qafës së Qarrit dhe Voskopoja.

Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, por autoritetet bëjnë me dije se reshjet do të jenë prezente në juglindje edhe gjatë 3 ditëve në vijim. Sakaq sektori i qarkullimit rrugor iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 42 raste të reja nga 2707 testime
  • LAJMI I FUNDIT | Në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar