Dy ditë më parë mori vaksinën, infektohet kryeministri i Pakistanit

imran khan parliament 1100x620

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan është infektuar me koronavirus, vetëm dy ditë pasi mori vaksinën kundër këtij virusi.

Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, i cili deklaroi se 68-vjeçari Khan është vetëizoluar në shtëpi dhe do të kryer prej atje detyrat shtetërore.

Sipas universitetit Johns Hopkins, që nga nisja e pandemisë, Pakistani regjistron mbi 620 mijë të infektuar me koronavirus dhe 13 799 viktima.