Edmond Çekiçi, ish-pjesëtar i bandës së Lulzim Berishës, është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Durrës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr.16. Viktima është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga banesa e tij.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.
Mësohet se në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.