I dënuar në Itali për prostitucion dhe përdhunim, arrestohet në Durrës

2e arrestim 1100x620
Foto Ilustruese

Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, ku ishte dënuar me burg.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi me iniciale G.(D).Gj.. Sipas policisë, këtë shtetas Gjykata e Padovës, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.