Kualifikueset e Botërorit 2022, Shqipëria grumbullim në Barcelonë pas Andorrës

2 9 1100x620

Aventura e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2022 nis me grumbullim e kësaj të diele në Spanjë. Kuqezinjtë do të qëndrojnë dy ditë në Barcelonë, ku do të përgatiten për debutimin përballë Andorrës, më 25 mars.

Edhe pse lista me kuqezinjtë e përzgjedhur është gati, pandemia, bllokimi nga disa shtete, rreziku i karantinës apo frika e dëmtimeve, kanë bërë që trajneri ta publikojë skuadrën vetëm në litimin e kohës. Përpos talentit Mitaj, risi do të jetë edhe afrimi i fantazistit Nedim Bajrami.

22-vjeçari nga Tetova, që aktivizohet me Empolin në Serie B, braktisi Zvicrën për t’u veshur kuqezi. Pas Andorrës, Shqipëria do të luajë më 28 mars në Tiranë me Anglinë, ndërsa në datën 31 mars e pret trasferta në San Marino.