Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kush është Edmond Çekiçi, me dy mbiemra, ish-anëtar i bandës së Lul Berishës

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 09:52 | Kronikë
Kush është Edmond Çekiçi, me dy mbiemra, ish-anëtar

Edmond Çekiçi ose Koçi u ekzekutua me breshëri automatiku mëngjesin e së shtunës vetëm pak momente pasi ai doli nga banesa e tij.

Pak pas ngjarjes, policia gjeti edhe një mjet tip Benz duke u djegur në Sukth, i cili dyshohet se i përkiste autorëve të ngjarjes së rëndë.

Edmond Çekiçi është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai njihet si ish-anëtar i të ashtuquajturës banda e Lul Berishës.

https://a2news.com/2021/03/20/ekzekutohet-edmond-cekici-ne-durres-u-qellua-sapo-doli-nga-banesa/

Ai është arrestuar disa herë nga policia. Ngjarja më e fundit ka qenë në shtatorin e vitit të kaluar kur u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në muajin maj 2009, Edmond Çekiç, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

https://a2news.com/2021/03/20/vrasja-e-edmond-cekicit-ne-durres-gjendet-nje-automjet-duke-u-djegur/

A2 CNN Livestream

Dita jonë