Mbërrijnë në Kukës mjekët nga Kosova, do të vaksinohen ndaj koronavirusit

vaksinimi i mesuesve shqiperi 13 mars 2021 6 1100x620

250 mjekë e personel shëndetësor nga Kosovë mbërrijnë në Kukës, ku do t’u nënshtrohen procesit të vaksinimit gjatë ditës së sotme.

Ky proces do të bëhet në ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina”. Njësia vendore e kujdesit  shëndetësor Kukës ka nisur nga puna për përgatitjen e ambienteve, ndërsa vaksinimi i personelit mjekësor të Kosovës në Kukës do të ndiqet nga afër edhe nga Kryeministri Rama.

Kujtojmë se delegacioni i FSSHK-së, i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, dje kanë zhvilluar takim me ministren e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për çështjet teknike të vaksinimit të punonjësve shëndetësor të Kosovës.