“Mund të kishim penalitete të forta”, Rama zbulon arsyen pse mjekët nga Kosova po vaksinohen në Kukës

250 mjekë nga Kosovë mbërrijnë në Kukës, ku do t’u nënshtrohen procesit të vaksinimit gjatë ditës së sotme. I pranishëm këtë të shtunë në Kukës ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili zbuloi edhe arsyen se pse mjekët nga Kosova po vaksinohen në Kukës.

“Prej disa kohësh i kemi bërë me dije Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovë që jemi të gatshëm të kontribuojmë. Kontratat me kompanitë e vaksinave janë strikte dhe nuk e lejojnë rieksportimin. Kjo është edhe arsyeja kur ne morëm atë sasinë e parë nga një shtet mik nuk e nxorëm asnjëherë emrin. Në këtë rast do të ishte evidente dhe do të kishim pasur penalitete të forta. Unë i kam thënë që në fillim që të vijnë në Kukës, pasi është e thjeshtë që ky qytete të funksionojë si një bazë e përbashkët”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria do të vaksinojë të gjithë punonjësit e shëndetësisë në Kosovë, nëse ky shtet nuk do të arrijë të sigurojë vaksinat në një kohë të shkurtër.

“Ne jemi gati të vazhdojmë, presim një sasi të konsiderueshme së shpejti. Mjekët infermierët, punonjësit shëndetësorë të Kosovës ne nuk do t’i lemë vetëm. Janë 11 mijë punonjës esencial dhe të gjithë do t’i vaksinojmë në rast se nuk do të jetë e mundur me vaksinat që do të marrë vetë Kosova”, tha Rama.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4