Qëlloi me armë në Kombinat, në kërkim 25-vjeçari

Policia Tirane 1100x620

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e një 25-vjeçari, i cili qëlloi me armë në ajër në zonën e Kombinatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Shaban Bardhoshi” të kryeqytetit, kur 25-vjeçari R. G. nxori armën dhe qëlloi në ajër pranë një banese.

Më pas ai u largua me shpejtësi me një automjet, ndërkohë që motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.