Qeni hajdut “kapet mat” nga kamerat e sigurisë

Vjedhjet e pakove në dyert e shtëpive janë një fenomen i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo “grabitje” është me të vërtetë e lezetshme.

Një çift në Dallas të Teksasit mbeti pa fjalë kur pa në kamerat e sigurisë se pakoja me produkte kozmetike që priste u rrëmbye nga një qen i madh i bardhë.

Pronarët e shtëpisë e denoncuan ngjarjen në polici, por qeni “hajdut” ende nuk është gjetur.