Ribashkim pas 32 vitesh

3-vjecari Jonatan po luante më të vëllanë Alfonso, në oborrin e shtëpisë së tyre në perëndim të Bogotas, kryeqytetit të Kolumbisë më 25 shtator të vitit 1988, kur një mik i familjes u afrua pranë tyre, duke i ftuar që të shkojnë të blejnë ëmbëlsira.

Jonatan iku me burrin e huaj, duke u zhdukur prej asaj ditë, për më shumë se 32 vjet. Vëllai i tij më i madh, Juan Jimenez, në atë kohë vetëm 5 vjeç, po shihte nga dritarja kur një njeri mori përdore vëllain e tij dhe u zhduk.

Juan u rrit me nënën e tij Anën, e cila gjithë jetën e kaloi në zi, pas zhdukjes së vogëlushit të saj. Vite më vonë, në 1994, i njëjti person që mori vogëlushin u kthye në familjen Jimenez, duke i thënë nënës së tij, se ishte njerku, miku i tij që vite më parë i kërkoi t’i rrëmbente Jonatanin. Edhe këtë herë, ai gënjeu, pasi për të humbur çdo gjurmë, i tha Anës se djali i saj ishte birësuar në Shtetet e Bashkuara.

Atë ditë, Juan, vetëm 11 vjec, u zotua se një ditë do ta gjente të vëllain. Juan e gjeti burrin që kishte marrë Jonatanin, në mediat sociale, por ai kishte ndërruar jetë përpara se ata të takoheshin. Por pas shumë peripecive, Juan arriti ta gjejë të vëllanë pas shumë indikacioneve, vetëm përmes ADN-së.

Në 2019-ën, Juan mori një mesazh nga një 34-vjeçar të panjohur, me profesion avokat në Norvegji, i cili i tha se ishte adoptuar në moshën 4-vjeçare dhe se prej vitesh po përpiqej të gjente familjen e tij biologjike.

Juan udhëtoi drejt Norvegjisë në janar të vitit 2020 për t’u takuar me Jonatan, që sot njihet si John. Vëllezërit u ritakuan pas 32 vitesh dhe bashkë u rikthyen në Kolumbi. Karantina e detyruar për shkak të koronavirusit e detyroi Johnin që të qëndrojë në Bogota që prej vitit të shkuar, periudhë gjatë të cilës ai studio spanjisht dhe tashmë është familjarizuar me të vëllanë dhe nënën e tij.