“Spitali i ri po merr formë”, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga godina e re e spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT.

“Një tjetër shëmbëlltyrë e vizionit tonë transformues për shëndetësinë që duam”, shkruan kryeministri.

“Ja edhe Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, që po merr formë në QSUT, një tjetër shëmbëlltyrë e vizionit tonë transformues për Shëndetësinë Që Duam”.