Tërmet i fuqishëm në Japoni, hiqet alarmi për cunam

Japonia është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune nga një tëmet i fuqishëm, 7.2 i shkallës rihter, sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Japoneze të Sizmiologjisë, në thellësinë 73 km nëntokë, me epiqendër qytetin Yamoto, në prefekturën Mijagi.

Por, lëkundjet po aq të forta janë ndjerë edhe qindra km larg, në kryeqytetin Tokio. Lëkundjet zgjatën mbi 30 sekonda, por fill pas tërmetit, autoritetet paralajmëruan për një cunami të mundshëm, me dallgë deri në 2 metra por ky opsion më pas u hodh poshtë nga sizmiologët.

Ndërkohë po nga autoritetet mësohet se pavarësisht fuqisë së tërmetit, nuk janë shënuar dëme të mëdha materiale apo persona të lënduar.