Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Turqia del nga traktati europian kundër dhunës ndaj grave

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 19:48 | Bota
Turqia del nga traktati europian kundër dhunës ndaj grave

Qeveria turke bën me dije se presidenti Erdogan vendosi ta tërheqë Turqinë nga një marrëveshje ndërkombëtare që kishte si objektiv mbrojtjen e grave, duke shkaktuar një debat të ashpër tek organizatat që e konsiderojnë akordin shumë të nevojshëm kundër dhunës në familje.

Marrëveshja e Këshillit të Evropës, e quajtur Konventa e Stambollit, angazhohet të parandalojë, ndjekë penalisht dhe eleminojë dhunën në familje dhe të promovojë barazinë. Turqia e nënshkroi atë në vitin 2011, por nga ajo kohë rastet e vrasjes se grave janë rritur  në vitet e fundit.

Shkaqet e tërheqjes nga kjo marrëveshje ende nuk janë bërë me dije, por zyrtarë vendas shpjegojnë se ligjet vendase janë ato që do të mbrojnë të drejtat e grave më mirë se çdo akord ndërkombëtar.

Sekretarja e Këshillit të Europës, Marija Pejcinovic Buric e konsideroi vendimin e Turqisë si “shkatërrues”.

“Kjo lëvizje është një hap i madh pas ... dhe për më të i mjerueshëm sepse komprometon mbrojtjen e grave në Turqi, në të gjithë Evropën dhe më gjerë”, u shpreh Buriç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë