Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vaksinimi masiv, do të marrin pjesë edhe Forcat e Armatosura

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 12:23 | Aktualitet
Vaksinimi masiv, do të marrin pjesë edhe Forcat e Armatosura

Ministria e Shëndetësisë po përforcon deklaratat për fillimin e vaksinimit masiv në vend. Autoritetet janë hermetike rreth negociatave me vendin që do të sigurojë sasinë e madhe të dozave për Shqipërinë si dhe llojin e vaksinës që do të vijë.

Por, Instituti i Shëndetit Publik po përgatit infrastrukturën jo vetëm për Pfizer dhe AstraZeneca  por dhe për menaxhimin e vaksinës ruse dhe kineze.

Instituti i Shëndetit Publik po përgatit infermierë dhe Forcat e Armatosura për kryerjen e procesit të vaksinimit nëse do të zhvillohet njëherazi në të gjithë vendin.

Në fillim të prillit priten rreth 120 mijë doza vaksina nga AstraZeneca në bëzë të marrëveshjes me grupin Covax dhe javë më vonë nga Pfizer, por këto doza nuk mbulojnë vaksinimin masiv.

Një javë më parë, Shqipëria lehtësoi procedurat për sigurimin e vaksinës anti-Covid duke mundësuar zhvillimin e negociatave me çdo vend prodhues, edhe pa certifikimin e Agjencisë Europiane të Barnave. Duke i hapur rrugë dhe vaksinave ruse edhe kineze, tashmë pritet se cili do të jetë vendi bujar që do të ndihmojë Shqipërinë për imunizimin e popullsisë para zgjedhjeve dhe sezonit turistik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë