Vrasja e Edmond Çekiçit në Durrës, gjendet një automjet duke u djegur

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Durrësin mëngjesin e së shtunës, policia ka gjetur duke u djegur një automjet.

Mësohet se në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”,  me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Edmond Çekiçi, person me precedentë të mëparshëm penalë, ka qenë pjesë e bandës së Lulzim Berishës. Ai u qëllua me armë zjarri automatik menjëherë sapo doli nga banesa e tij në lagjen numër 16 në Durrës.