Australi, përmbytje që vijnë një herë në shekull

Australia po përjeton atë që konsiderohet përmbytja që vjen një herë në shekull. Shumë zona të Sidnejt janë urdhëruar të evakuohen për shkak të rrezikut të madh që vjen si pasojë e sasive të mëdha të shirave.

Të shtunën, diga Warragamba, burimi kryesor i ujit i qytetit Sidnej, u tejmbush për herë të parë në shumë vite. Dhjetra persona janë shpëtuar nga vërshimet e ujit në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa rrugët kryesore mbesin të mbyllura në këtë zonë.

Shkollat janë mbyllur në disa pjesë të Australisë dhe banorëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.

Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura, ndërsa meteorologët nuk parashikojnë një përmirësim të motit deri në fund të javës së ardhshme.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar