Blen një Ferrari prej 400 mijë eurosh, e shkatërron brenda pak orëve

Pronari i një makine Ferrari F8 Tributo, të cilën sapo e kishte blerë, e shkatërroi atë në një aksident rrugor.

Vetëm 6 orë pas blerjes së supermakinës që kushtoi mbi 360 000 euro, 43-vjeçari pësoi aksident në një autostradë gjermane. Sipas policisë lokale, ai po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe rruga ishte e lagur.

Makina u përplas me ndarjen anësore fillimisht, më pas me një autobus. Pronari i saj u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.