Covid-19 ndryshon listën e të grumbulluarve “italianë” të U-21

Alban Bushi 1100x620

Pozitiviteti ndaj COVID-19 ka ndikuar në listën e futbollistëve të thirrur nga Alban Bushi në ekipin kombëtar U-21.

FSHF bën me dije se Sergio Kalaj, mbrojtësi i talentuar shqiptar që luan me Grosseton në Itali nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu, edhe mesfushori kuqezi, i cili aktivizohet me ekipin e AC Renate në Itali, Erald Lakti edhe pse ka rezultuar negativ në testin e zhvilluar ditën e sotme përpara nisjes për në Shqipëri, nuk është lejuar nga autoritetet italiane të udhëtojë për shkak të disa rasteve me Covid-19 që janë evidentuar së fundmi.

Tekniku Alban Bushi ka vendosur të mos marrë lojtarë të tjerë për t’i zëvendësuar në kuadër të kualifikueseve.