Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dita Botërore e Sindromës Down, Kombëtarja me mesazh sensibilizues

Nga A2 CNN
21 Mars 2021, 22:37 | Sociale
Dita Botërore e  Sindromës Down, Kombëtarja me mesazh

Në prag të ndeshjes me Andorrën, ekipi kombëtar shqiptar dha sot një mesazh sensibilizuese, në Ditën Botërore të Sindromës Down.

Stafi kuqezi me në krye trajnerin Edy Reja pozuan me një banderolë ku shkruhej “Ne sot qëndrojmë për lojën korrekte, ne qëndrojmë për shanse të drejta dhe të barabarta”.

https://www.youtube.com/watch?v=CA7Ih9T_zis&t=4s

“Ne e dimë që kemi shumë tifozë me 47 kromozome. Ne e dimë që shumë prej vogëlushëve me sindromën Down e kanë pasion futbollin. Ne sot duam që ata dhe prindërit e tyre të dinë që ne jemi tifozët më të zjarrtë të arritjeve të tyre, të vogla apo të mëdha qofshin ato dhe që mbështesim kërkesat e tyre për një jetë gjithëpërfshirëse dhe me shanse të barabarta”, deklaruan Bulku dhe Salihi në mesazhin e tyre.

Të njëjtin mesazh  e përsëriti edhe një delegacion i lojtarëve, mes tyre Myrto Uzuni, Keidi Bare, Odise Roshi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani