Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Juglindja nën dëborë. Probleme në Korçë, moti pritet i paqendrueshëm

Nga A2 CNN
21 Mars 2021, 09:35 | Aktualitet

Juglindja u përfshi sërish nga dëbora në 24 orët e fundit, duke rikthyer njëkohësisht edhe problemet. Trashësia e dëborës vijon nga 5-25 centimetra në zonat malore. Probleme nga dëbora janë shkaktuar në dy akset turistike si Dardha dhe Voskopoja.

Në Dardhë, një pjesë e madhe e aksit kalohet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, ka pasur edhe drejtues mjetesh që kanë neglizhuar masat dhe për pasojë janë bllokuar në këtë aks. Situata ka qenë problematike edhe për shkak të dyndjes së vizitorëve të fundjavës, si në Dardhë e Voskopojë, dhe shumica prej tyre pa marrë masat dimërore.

https://youtu.be/Nu2tX-9PZ3A

Sa i përket akseve të tjera, drejt Kolonjës apo doganës së Goricës ka vështirësi, por lëvizja e mjeteve është e mundur.

Ndërkohë, në disa fshatra dhe njësi administrative ka pasur shkëputje të energjisë, si në Maliq, Vithkuq e Pogradec.

Sipas Prefekturës, grupet e OSHEE janë në terren për të bërë rilidhjen e energjisë elektrike në zonat ku ka këputje të telave të korrentit.

Gjatë ditës së diel, kushtet atmosferike do të kenë një përkeqësim të tyre, duke i bërë zonat malore edhe më të vështira për t’u kaluar. Mot të paqendrueshëm do të ketë edhe në gjithë territorin e vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=XFq1Ow573GI

A2 CNN Livestream

Dita jonë