Napoli, fitore e artë për Champions, Roma mposhtet dhe mendon për Europa League

Hysaj napoli roma 1100x620

Napoli shënoi një fitore të artë në  ”betejën” për një vend në katër të parat e Serie A, që vlen një vend në Champions League të sezonit të ardhshëm.

Djemtë e Gennaro Gattusos, ku titullar ishte edhe kuqeziu Elseid Hysaj, mposhtën Romën në transfertë me rezultatin e pastër 0-2, falë dygolshin e belgut Dries Mertens, i rikthyer në formë pas një periudhe jo të mirë fizike.

Ndërkohë që performanca e fundit e Marash Kumbullës ishte kritikuar, ndoshta mbrojtja e sotme e Romës do të bëj të ndryshojnë mendje kritikët e të riut shqiptar, sepse me shqiptarin në stol, reparti i mbrojtjes zhvilloi një ndeshje shumë të dobët.

Napoli ngjitet në kuotën e 53 pikëve, dy më pak se Atalanta e vendit të katërt, ndërkohë që Roma humb terren dhe tashmë duhet të përqendrohet më shumë për sfidën ndaj Ajaksit në Europa League.