Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Parashikimi i motit: 21 mars 2021

Nga A2 CNN
21 Mars 2021, 07:00 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 21 mars 2021

Reshje gjatë pjesës më të madhe të së dielës; sasi të pakta dhe lokalisht mesatare deri vonë pasdite, kur reshjet bëhen mesatare deri intensive në shtrirjen perëndimore dhe skajin jugor të Shqipërisë.

Reshjet vijojnë të dendura deri afër mesnatës kur pritet pakësim i tyre në jug dhe qendër, por reshjet do të mbeten mesatare në zonat veriore.

E diela rikthen dukshëm dëborën në zonat malore mbi 400 m lartësi. Priten sasi dëbore nga 10 në 30 cm në zonat veriore, ndërsa deri 15 cm dëborë do të ketë në zonat malore juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat minimale/maksimale në rang territori të luhaten nga -3 në 12 gradë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri pasdite, kur pritet forcim i erës mbi 60 km/h në luginat e lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë dhe deri 70 km/h në brigjet detare, ku dallgëzimi ngjitet në 5-6 ballë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë