PD: Zgjedhjet kanë të bëjnë me hallet e njerëzve, nuk hyjmë në garë për Gjergj Lucën

bardhi 1100x620

Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi përballjen e deputetit të PD-së Luciano Boci dhe sipërmarrësit Gjergj Luca.

Për Bardhin, “Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria. Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën”, ishin fjalët e drejtuesit demokrat.