Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Reshje të dendura dëbore në Kukës, aksidentohen dy kamionë

Nga A2 CNN
21 Mars 2021, 16:40 | Kronikë

Reshjet e dendura të dëborës që filluan pasditen e sotme në Kukës kane sjellë problemet e para në rrugë.

Problematika më e theksuar është në Rrugën e Kombit, e cila përveç reshjeve të borës është dhe nën pushtetin e mjegullës, çka ka sjellë edhe dy aksidente rrugore në segmentin Tunel i Kalimashit - Fushë Dukagjin.

Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në këtë segment, duke sjellë edhe vështirësi në lëvizje të automjeteve. Dyshohet se aksidentet pa pasoja për jetën kanë ndodhur si pasojë e kushteve të motit dhe lagështirës.

Në një nga këto dy aksidentet, që kanë ndodhur në orare të ndryshme, i gjithë malli që ishte në një prej kamionëve me targa të Kumanovës së Maqedonisë së Veriut ka dalë në rrugë, si pasojë e përmbysjes.

Një nga kamionet e përmbysur

Ndërkohë kompania koncensionare po bën pastrimin dhe hedhin kripë rrugës se Kombit policia ndodhet në vendngjarje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë