Sevilla merr 1 pikë në minutën e 94-t, falë golit të… portierit

Sevilla shpëtoi nga humbja mbrëmjen e djeshme ndaj Valladolid falë golit që shënoi në minutën e 94-t me portierin e saj.

Marokeni Bono, pas një goditjeje dënimi të ekipit të tij, përfitoi nga rrëmuja në zonë për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe për t’i dhënë një pikë skuadrës. Me të majtën dhe me një gjuajtje të saktë, portieri, i cili kishte dalë nga porta e tij në një përpjekje të fundit për të shënuar, e dërgoi topin në rrjetën e kolegut Roberto.

Bono bëhet kështu portieri i parë në historinë e Sevilla që shënon një gol në kampionatin spanjoll.