Shkunden kamerat dhe publiku në panik, tërmeti i fortë ndërpret ndeshjen e tenisit

zverev termet 1100x620

Një tërmet me magnitudë 5,7 ndaloi për pak çaste një ndeshje tenisi në Akapulko të Meksikës.

Gjermani Alexander Zverev po ndeshej me Dominik Koepfer kur stadiumi nisi të lëkundej dhe tifozët t’i kapte paniku.

“Unë dhe Dominik nuk kuptuam gjë sepse po vraponim, por dëgjuam publikun. Pastaj pamë dritat që lëkundeshin. Më ka rastisur edhe herë tjetër një tërmet kur kam luajtur këtu, qenka normale për Akapulkon” tha Zverev pas ndeshjes.

Fatmirësisht, nuk pati lëndime në njerëz.