Vendi pushtohet sërish nga dëbora, situata rajon për rajon

Shqiperia moti 1 1100x620

Shqipëria u pushtua sërish nga dëbora. Intensiteti i lartë i shoqëruar nga erërat e forta, ka sjellë vështirësi të shumta në akse të ndryshme të vendit, veçanërisht neveri dhe në jug. Situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës.

ARRSH ka shpërndarë situatën në vend, rajon për rajon, duke i bërë apel drejtuesve të mjeteve të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike.

Situata paraqitet si më poshtë:

RAJONI VERIOR

•             Në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm, qarkullohet me zinxhirë.

•             Vijojnë reshje me intensitet të lartë në akset Klos – Peshkopi. Në Qafën e Buallit reshjet shoqërohen me erë të fortë.

•             Segmenti Urë Cereneci – Klenjë, ka reshje dëbore 30 – 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

•             Qafë Bualli – Krastë, 20 – 25cm borë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë

•             Segmenti Kuben – Vasije, reshje dëbore që arrijnë 30-40cm, kalohet me zinxhirë.

•             Peshkopi – Qafë Draje rreth 5-10cm bore, kalohet pa zinxhirë.

QARKU KUKES

•             Aksi Kukës – Bushtricë, vazhdojnë reshjet e borës, e kalueshme me zinxhirë.

•             Në aksin e Valbonës ka rënë rreth 2 cm borë në segmentin km 19 – 27.9, me temperatura të ulëta, aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.

•             Në aksin Krumë- Kukës ka reshje dëbore me intensitet, kalohet pa zinxhirë.

•             Krume – Qafe Prush, kryqëzimi Plepa-Kam, e kalueshme pa zinxhirë.

•             Kukës – Ura e Zapodit qarkullohet pa zinxhirë.

QARKU SHKODER

•             Reshje bore edhe në Pukë – Fushë Arrës.

•             Aksi Q.Mali – Fierze ka pasur rreth 20 cm borë. Është punuar për pastrim. Qarkullimi raportohet normal pa zinxhirë. Reshjet vazhdojnë.

•             Segmenti Hadroj- Qafë Bene ka reshje bore, e kalueshme pa zinxhirë.

RAJONI QENDROR

•             Në Steblevë rreth 20 cm dëbore, por rruga është e kalueshme pa zinxhirë.

•             K/Zemblak – Dogana Goricë 10 – 15 cm dëbore është pastruar dhe spërkatur kalohet pa zinxhirë.

•             Libonik – Kufi Gramsh dëborë rreth 10 – 15 cm, seg. K/Strelce kufi Gramsh është pastruar dhe qarkullohet pa zinxhiri.

•             Segm. Krujë-Sari Salltik, qarkullohet normalisht.

RAJONI JUGOR

•             Reshjet vijojnë me intensitet në Qafë Thane – Qafë Plloçe

•             Në Qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm.

•             Në rrugën e Dardhës nga km 8 ,- km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë.